Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia lëshon bomba termobarike në Ukrainë, sulm në Moldavi

15:17 / April 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto rusia1654788482
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

NATO ka zbuluar dhe dëbuar persona të dyshuar si spiunë të Rusisë në selinë qendrore të saj në Bruksel. Këtë e konfirmoi vetë sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, që për median gjermane Bild, nënvizoi se personeli rus fshihej nën petkun diplomatik, por zhvillonte aktivitete të inteligjencës. “Po vështirësojmë kushtet për ta bërë të pamundur depërtimin e spiunëve rusë apo aktiviteteve të paligjshme në vendet e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Norvegjia nuk përjashton dërgimin e ushtarëve në Ukrainë. Kjo qasje e mbështetur edhe nga Franca, kundërshtohet me forcë nga kreu i NATO-s. Kjo vjen në një kohë, kur tensionet mes aleancës ushtarake dhe Rusisë kanë arritur në një nivel konfrontimi, sipas asaj që konfirmoi Kremlini. Frikën për një zgjerim të luftës e shton dhe një raportim për një sulm me dron në një bazë ushtarake në Transnistri të Moldavisë, një rajon që kontrollohet nga separatist filorusë.

Ndërkohë, ministri ruse e mbrojtjes njoftoi se avionët luftues kanë zhvilluar një sulm në pozicionet e Ukrainës në jug duke lëshuar bomba termobarike. Ushtria e Putinit ka zhvilluar edhe bombardime të tjera, me shpërthime të dëgjuara në Kiev, Kharkiv, ku u vranë 6 persona, dhe rajone të tjera. Ukraina është kundërpërgjigjur me një sulm raketor në rajonin rus të Belgorodit, duke dëmtuar 12 ndërtesa. Në shënjestër të Kievit përfundoi dhe rajoni tjetër Rostov, ku raportohet shkatërrimi i disa objekteve që përdoreshin nga Moska për qëllime ushtarake.

nato Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.