Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia liron basketbollisten amerikane në këmbim të tregtarit famëkeq të armëve

17:23 / December 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbollisten e burgosur amerikane, Brittney Griner, me tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout, që për 12 vjet ishte në një burg amerikan.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Griner është e sigurt dhe është nisur për në shtëpi me një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Jam i lumtur të njoftoj se Brittney është mirë… asaj do t’i duhet kohë dhe hapësirë për t’u rikuperuar”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

Griner ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në një burg.

Administrata Biden në korrik propozoi këmbimin e të burgosurve, duke e ditur se Moska për një kohë të gjatë ka kërkuar lirimin e Boutit.

Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi këmbimin e të burgosurve, që tha se ka ndodhur në aeroportin e Abu Dabit.

“Qytetari rus është kthyer në atdheun e tij”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke folur nga Zyra Ovale, gruaja e Griner, Cherell, lavdëroi përpjekjet e administratës amerikane për lirimin e yllit të basketbollit.

Si pjesë e këmbimit të të burgosurve, Biden nënshkroi dekretin për lirimin e Boutit, që ishte dënuar me 25 vjet burgim.

Viktor Bout u ka shitur armë komandantëve të luftës dhe shumë qeverive, duke u shndërruar në një prej njerëzve më të kërkuar në botë.

I cilësuar si “tregtari i vdekjes” për shkak të shitjes së armëve që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, të bëmat e këtij shtetasi rus inspiruan filmin e Hollywoodit, Lord of War, që bazohej në jetën e tij.

Ai u arrestua më 2008 në Bankok dhe u ekstradua dy vjet më vonë në SHBA, ku qëndroi për 12 vjet në burg, pasi u gjet fajtor për mbështetje të terroristëve që vranë amerikanët.

Ndërkaq, Brittney Griner, 31 vjeçe, është sportiste shumë e njohur në Amerikë. Arsyeja e vetme që ajo kishte udhëtuar drejt Moskës ishte për të luajtur në Rusi, në kohën kur në SHBA ligat e basketbollit janë në pushim. Ajo kishte pranuar se kishte bërë “gabim të paqëllimshëm” kur kishte marrë me vete vaj të kanabisit, për të cilin u dënua./ Rel

basketbollisten Rusia tregtarit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.