Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia mund t’i ndërpresë gazin, Franca përgatitet për kalimin në një regjim emergjence energjetike

21:43 / July 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bruno le maire
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç Gjermanisë, Franca po përgatitet  për kalimin në një regjim emergjence energjetike.

Pas kancelarit gjerman Olaf Scholz i cili foli për luftën ruse energjetike teksa tha se Moska po përdor gazin natyror si armë, dhe ministri francez i financave Bruno Le Maire dha sot kambanën e alarmit për sigurinë energjetike të Evropës dhe Francës.

Le Maire tha në mënyrë karakteristike se qeveria franceze tani po përgatitet për një ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz natyror rus dhe se ky është skenari më i mundshëm në planifikimin e saj në të ardhmen. Me rreth 17 për qind të furnizimit të saj që vjen nga Rusia, Franca është më pak e varur nga gazi rus sesa disa nga fqinjët e saj, por Parisi po përgatit plane emergjente.

Megjithatë, ndërprerja pritet të krijojë probleme të konsiderueshme edhe në Francë, sepse prodhimi i energjisë bërthamore nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar hendekun, pasi shumë reaktorë janë aktualisht në funksion të mirëmbajtjes.

“Unë mendoj se një ndërprerje e plotë e furnizimeve me gaz rus është një mundësi reale… dhe ne duhet të përgatitemi për atë skenar”, tha Lemaire në pritje të fillimit të një konference biznesi dhe ekonomike në Francën jugore.

“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të injorohej ky skenar”, vuri në dukje ai dhe u bëri thirrje familjeve dhe bizneseve të reduktojnë konsumin e energjisë.

FRANCA gazi regjim emergjence
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026

SHBA/ Presidenti “luftë” me mediat, Trump ndalon CNN, Msnow dhe Politico për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

22:41 / September 18, 2026

Zelensky pret Vuçiçin në Ukrainë: Diskutuam për integrimin evropian të 2 vendeve dhe situatën me sulmet ruse

22:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.