TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Graziano Pelle i jep fund beqarisë/ Ish-futbollisti italian planifikon martesën me Vicky Vargan

23:12 / July 2, 2022

Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

23:04 / July 2, 2022

Thatësira në Itali/ Qyteti i Romeos dhe Zhulietës merr masa drastike, kufizon…

22:58 / July 2, 2022

Elhaida tregon se çfarë ndodhi në audicionin e saj të parë në Amici  në Itali

22:52 / July 2, 2022

Kishin mbetur në det të hapur me pedalonin që fuste ujë, shpëtohen 7 pushuesit në Shëngjin

22:46 / July 2, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Rusia në recesionin më të keq në 30 vite, sanksionet ndaj saj rriten dita-ditës

23:22 / June 22, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, kompanitë shumëkombëshe janë larguar masivisht nga Rusia dhe lista e sanksioneve të vendosura ndaj saj nga ekonomitë kryesore të botës po rritet dita ditës. Në të njëjtën kohë, në universitetet ruse po ndodhin ndryshime që do ta bëjnë më të vështirë për studentët të shkojnë për të studiuar diku tjetër, shkruan Business Insider.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, kompanitë shumëkombëshe janë larguar masivisht nga Rusia dhe lista e sanksioneve të vendosura ndaj saj nga ekonomitë kryesore të botës po rritet dita ditës. Në të njëjtën kohë, në universitetet ruse po ndodhin ndryshime që do ta bëjnë më të vështirë për studentët të shkojnë për të studiuar diku tjetër, shkruan Business Insider.

“Ne jemi vërtet në një territor të panjohur,” thotë Hassan Malik, një analist i lartë në firmën konsulente me bazë në Boston, Loomis Sayles.

Ekspertët për Insider thonë se vetëm pak muaj pas fillimit të luftës është e pamundur të dihet saktësisht se çfarë pasojash ka te të rinjtë në Rusi. Megjithatë, ata deklarojnë gjithashtu se brezi që u rrit gjatë sundimit të Putin-it, që filloi në vitin 2012, tani përballet me Rusinë, e cila është shumë e ndryshme nga ajo në të cilën kanë jetuar deri më tani.

Brezi i Putinit ka njohur vetëm një president gjatë gjithë jetës së tij. Ky grup të rinjsh të moshës 17-24 vjeç, të cilësuar shpesh si “brezi i Putin-it”, kanë njohur vetëm një president gjatë gjithë jetës së tyre, sipas Wilson Center. Ata u rritën duke ngrënë në “McDonald’s”, duke parë filma të Hollywood-it dhe duke postuar në Instagram. Asnjë nga këto s’është në dispozicion pas sulmit rus në Ukrainë.

Dy ekspertë të intervistuar nga Insider analizuan se sa më e vështirë do të jetë për të rinjtë rusë në shkollë dhe në punë.

Si në shumë vende, vlera e arsimit cilësor në Rusi është se ai hap derën për punësim jo vetëm në kompanitë vendase, por edhe në korporatat shumëkombëshe që u ofrojnë punonjësve mundësinë për të lëvizur lirshëm në tregun evropian. Këto mundësi në Rusi po zhduken me shpejtësi.

“Shumë korporata kanë premtuar karriera të mira dhe të qëndrueshme, ku individi mund të lulëzojë falë talenteve të tyre si në kapitalizmin perëndimor,” thotë Andrew Lohsen, profesor i asociuar për Evropën, Rusinë dhe Euroazinë pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Këto mundësi po zhduken pasi korporatat largohen nga Rusia dhe disa industri që deri më tani kanë premtuar paga të larta kanë filluar të ndjejnë efektet e sanksioneve,” shtoi ai.

Lohsen përmendi sektorët e naftës, gazit dhe IT si shembuj ku korporatat shumëkombëshe po largohen masivisht, që do të thotë pasiguri e madhe për ata që deri tani kanë dashur të punojnë në këto industri.

Në fillim të këtij muaji, gjigantët amerikanë të teknologjisë IBM dhe Microsoft pushuan nga puna qindra punonjës në Rusi, duke u tërhequr nga tregu i tyre. Largime të tilla nuk lënë pasoja vetëm në ofertën e punës. Ato gjithashtu do të gjymtojnë si mundësitë e trajnimit ashtu edhe të zhvillimit profesional të disponueshëm për punëtorët e arsimuar rusë, thotë Malik.

Si rezultat, punonjësit në sektorin e teknologjisë po largohen nga vendi, raportoi Insider në prill. Dhe ndërsa shumë u larguan nga frika se mos rekrutoheshin në luftë, disa thonë se u larguan nga Rusia për shkak të pasojave që kanë lënë sanksionet në punët e tyre.

Në prill, Banka Botërore shprehu pritjet se ekonomia ruse do të tkurret me 11.2 për qind në vitin 2022, që do të nënkuptonte rënien më të madhe në tri dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Ekspertët e intervistuar nga Insider shprehën shqetësimin për sistemin akademik rus. Rusia dëshiron të dalë nga procesi i Bolonjës me të cilin qeveritë evropiane harmonizojnë standardet dhe kualifikimet arsimore.

“Kjo do të thotë se rusët që mendojnë për arsimin në Evropë – veçanërisht studimet profesionale ose doktorale – tani do të kenë shumë më tepër pengesa në përpjekjen për të pushtuar universitetet evropiane,” tha Lohsen.

Rusia planifikon të kthehet në standardin sovjetik, që do të thotë se do të jetë shumë e vështirë për universitetet evropiane të verifikojnë certifikatat akademike të studentëve rusë, shtoi ai.

Moska vitet e fundit ka filluar të intensifikojë propagandën që promovon një hierarki strikte me qeverinë, ushtrinë dhe kishën në zemër të shoqërisë ruse, thotë Lohsen.

Kombinuar me skenën mediatike të kontrolluar nga Kremlini, mesazhe të tilla mund të tërheqin vëmendjen e qytetarëve ndaj vështirësive ekonomike, shtoi ai.

Disa të rinj të pakënaqur me sundimin e Putinit janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës. Por ata që duan të fillojnë nga e para në një vend të ri duhet të mendojnë për çështje praktike të përditshme, të tilla si vizat afatgjata, punësimi, burimet financiare. E gjithë kjo është bërë më e vështirë për të pasur qasje për shkak të sanksioneve, pajtohen Malik dhe Lohsen.

Në Rusi, mbështetja për luftën është e qëndrueshme. Në fund të majit, një studiues i pavarur i opinionit publik, Qendra Levada, kreu një anketë me 1634 rusë që zbuloi se rreth 60 për qind e të rinjve të moshës 17 deri në 24 vjeç e mbështesin luftën. Ka pak shenja se diçka mund të ndryshojë politikisht, edhe nëse ka qendra të vogla rebelimi, thotë Malik.

“Revolucioni ka më shumë gjasa në një demokraci sesa në një autokraci – sepse në një demokraci thjesht mund të mbash zgjedhje,” tha ai.

Në fund të fundit, kushtet ekonomike në Bashkimin Sovjetik ishin më të këqija se në Rusi sot, dhe asgjë nuk ka ndryshuar për dekada, shton ai.

“Në autokraci, është pothuajse e pamundur që pakënaqësia të kthehet në një ndryshim të politikës, e lëre më në një ndryshim regjimi”, përfundon Malik.

recesionin Rusia sanksione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Thatësira në Itali/ Qyteti i Romeos dhe Zhulietës merr masa drastike, kufizon…

22:58 / July 2, 2022

Amnistia fiskale emergjencë kombëtare dhe pse Shqipëri-Kosovë duhet të krijojnë një Bankë Nacionale!

22:37 / July 2, 2022

Zyrtari ukrainas jep alarmin: Trupat ruse po përgatiten për të sulmuar Kievin

22:18 / July 2, 2022

Të shtëna me armë në SHBA/ Humbin jetën dy adoleshentë, i plagosur dhe një 20-vjeçar

22:02 / July 2, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

23:04 / July 2, 2022

Kishin mbetur në det të hapur me pedalonin që fuste ujë, shpëtohen 7 pushuesit në Shëngjin

22:46 / July 2, 2022

Sarandë/ Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur

22:41 / July 2, 2022

Heqja e vetos bullgare/ Lideri i opozitës maqedonase kundër propozimit francez: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

21:53 / July 2, 2022
Te fundit

Graziano Pelle i jep fund beqarisë/ Ish-futbollisti italian planifikon martesën me Vicky Vargan

23:12 / July 2, 2022

Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

23:04 / July 2, 2022

Thatësira në Itali/ Qyteti i Romeos dhe Zhulietës merr masa drastike, kufizon…

22:58 / July 2, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.