Rusia do të kufizojë aksesin në Facebook nga 25 shkurti, tha të premten rregullatori i saj i medias, Roskomnadzor, duke cituar një vendim të prokurorëve.
Moska ka akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë Meta se ka shkelur “të drejtat themelore të njeriut” duke bllokuar llogaritë ruse, përfshirë ato të agjencive kryesore të lajmeve.
Lëvizja vjen një ditë pasi Facebook në pronësi të Meta kufizoi aksesin në llogaritë zyrtare të katër mediave ruse, përfshirë agjencinë e lajmeve RIA.
Në total, Facebook ka “censuruar” mediat ruse rreth 23 herë që nga tetori 2020, tha rregullatori i medias, duke akuzuar kompaninë për shkelje të ligjeve ruse.
