Rusia duket se është e gatshme të bëjë dy lëshime kryesore për luftën në Ukrainë.
Thirrjet që Ukraina të “denazifikohet” që nënkupton ndryshimin e regjimit mund të mos kërkohen më nga Moska. Katër persona i thanë gazetës “Financial Times” se Kremlini është gjithashtu i përgatitur ta lëjë Kievin të bashkohet me Bashkimin Europian nëse Kievi braktis përpjekjet për t’u bashkuar me NATO-n. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka treguar se mund ta pranojë një gjë të tillë.
Gjithmonë e më shumë po besohet se Rusia mund të ketë hequr dorë nga pushtimi total i Ukrainës dhe tani është fokusuar në ndarjen e vendit në dysh.
Më herët, qeveria ukrainase ka vlerësuar se kostoja totale e dëmit të sulmit rus është 564.9 miliardë Dollarësh dhe deklaroi se do të kërkojë dëmshpërblime pas luftës.
