Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sa do të shkojnë pagat në bashkitë e vendit? Mazniku sqaron rritjen që nis në muajin qershor

14:45 / May 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arbian Mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda muajit qershor do të unifikohen pagat e punonjësve në të gjitha bashkitë e vendit. Ministri për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku tregon se dikasteri që ai drejton ka përfunduar mënyrën e llogaritjes se pagave në nivel lokal.

Një urbanist në bashkinë e Kukësit jo vetëm do të paguhet njësoj si kolegët në bashkinë e Durrësit apo Vlorës, por do të ketë të njëjtën pagë që merr specialist i të njëjtit nivel në pushtetin qendror.

“Lajmi i mirë është që ka përfunduar analiza për mënyrën se si do të rriten pagat. Në javët në vijim ne do të diskutojmë më grupimet e bashkive për të folur për strukturat e reja dhe nivele te reja të pagave. Ne synojnë që nëpunësit civilë në bashki të kenë të njëjtën pagë me nëpunësit civilë në nivel qendror. Do të ketë një formulë specifike dhe për strukturat dhe për pagat. Kështu një specialist i nivelit 3b në bashkinë e Përmetit do të ketë të njëjtën pagë si një specialist i nivelit 3b në Prefekturë, në Qark apo në ministri”,-tha Mazniku.

Nga rritja e pagave do të preken edhe kryetarët e 61 bashkive që sipas Maznikut do të ketë një formulë tjetër përllogaritje nga ajo që është aplikuar deri më tani. Detajet pritet të publikohen pasi ministria e financave dhe qeveria të aprovojnë faturën financiare që do të sjellë rritja e pagave për afro 37 mijë punonjës të administratës lokale.

bahskio Paga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.