Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Sa kohë mund të zgjasë imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19? Ja çfarë thotë studimi më i ri

22:35 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koronavirusi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për sa kohë do të zgjasë imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19? Mund të mos jetë aq gjatë sa ç’mendoni.

Një studim në Universitetin Yale dhe Universitetin e Karolinës së Veriut, zbuloi se, mesatarisht, njerëzit e pavaksinuar infektohen përsëri me Covid-19, çdo 16 deri në 17 muaj.Qëllimi i përgjithshëm i studimit ishte t’i jepte përgjigje pyetjes se për sa kohë zgjat imuniteti natyral pas infektimit me SARS-CoV-2?

Gjetjet bien ndesh me idenë se shërimi nga Covid-19 mundëson mbrojtje të përhershme nga virusi.

Studimi shqyrtoi të dhënat pas infektimit nga gjashtë koronaviruse të ngjashme me Covid-19, që datojnë që në vitin 1984. Periudha kohore pas infektimit varionte nga 128 ditë deri në 28 vjet në kushte endemike, që do të thotë se sëmundja gjendet vazhdimisht në popullsi.

Duke përdorur këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të vlerësonin kohën e riinfektimit për njerëzit e pavaksinuar – afërsisht 16 muaj mesatarisht. Kjo është më pak se gjysma e kohës që duhet për t’u riinfektuar nga koronaviruset e tjerë të transmetuar nga njerëzit, zbuluan ata.

“Riinfeksioni mund të ndodhë në tre muaj ose më pak,” shpjegoi doktor Townsend. “Prandaj, ata që janë infektuar natyrshëm duhet të vaksinohen. Infeksioni natyral mund të ofrojë shumë pak mbrojtje afatgjatë kundër infeksioneve të mëvonshme.”

“Rezultatet tona bazohen në kohët mesatare të zbehjes së imunitetit tek individët e infektuar,” tha Hassler për Yale Daily News.

“Ky imunitet mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër se mesatarja, në varësi të faktorëve si statusi imunitar, mosha etj”.

Studiuesit thonë se masat parandaluese shëndetësore dhe përshpejtimi i vaksinimit në nivel global, do të jenë “kritike” për minimizimin e vdekjeve nga Covid-19.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 57.2% e popullsisë së SHBA’së është plotësisht e vaksinuar dhe 66.2% e banorëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

imuniteti natyror studimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.