Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sa kushton dashuria në Shqipëri? Nga lulet te kozmetika e udhëtimet

09:54 / February 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valentines gifts for him
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e Shën Valentin, qindra çifte do të mendojnë të shkojnë në darkë në një restorant, të blejnë një tufë me trëndafila dhe t’i japin njëri-tjetrit dhurata, ndër të cilat bizhuteritë apo parfumet kryesojnë. Si rezultat, çmimet e këtyre produkteve, veçanërisht darkat apo lulet, do të rriten. Kërkesën për Ditën e Shën Valentinit, ekonomistët e quajnë “çmim joelastik”, që do të thotë se rritjet e mëdha në çmim kanë vetëm një efekt të vogël zbutës në kërkesë. Shumë pak meshkuj do të guxojnë të shfaqen pa trëndafila të kuq, të cilat tani kushtojnë dy herë më shumë se sa në një ditë të zakonshme – jo nëse duan të mbajnë raportin e tyre “gjallë”. Edhe kërkesat për restorante kanë qenë të larta vitet e fundit.

Harrojini vetëm shëtitjet nga Liqeni i Tiranës. Sipas bizneseve, mendohet të rezervohet të paktën një muaj më parë nëse dëshironi një restorant të mirë dhe një menu të personalizuar. Zgjedhjet janë të larmishme. Përveç luleve, ëmbëlsirave, një darkë në një restorant në kryeqytet ose jashtë saj, më pas vjen dhurata. Ajo përfshin shumë sektorë, duke filluar nga kujdesi personal, deri te veshjet, udhëtimet, një kupon për t’u shpenzuar diku, bizhuteri etj. Më të privilegjuarat janë femrat, por nuk mungojnë edhe dhuratat për meshkujt.


Lule

Trëndafili është kurorëzuar prej vitesh si zgjedhja kryesore e dhuratave për Shën Valentinin. Dhe ndërsa mendohet se nuk mund të hiqet si opsion dhurate, vitet e fundit operatorët në këtë fushë pohojnë se përzgjedhja ka nisur të jetë më e sofistikuar. Megjithatë, trendi i trëndafilave të balsamosur me ngjyra të ndryshme, si në filmin “E bukura dhe Bisha”, ka rrëzuar disi popullaritetin e trëndafilave të thjeshtë. Një ndër kërkesat në rritje për festën dashurisë, sipas saj, është arredimi i një ambienti të caktuar, si një surprizë në çift, qoftë një ambient i jashtëm apo edhe vetë shtëpia.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e luleve janë rritur vit pas viti, duke kulmuar në shkurt, mars (për fesëtn e 8 marsit) dhe në verë, kur është periudhë dasmash. Rekordin, lulet e importuara e shënuan në 2017-n, duke u rritur me 27% me bazë vjetore. Në 2018-n, ato arritën në 7.5 milionë euro, duke rënë me 10% me bazë vjetore, një tendencë rënëse që shënohet për herë të parë të paktën në 10 vitet e fundit.
Ndryshe nga lulet natyrale, ato artificiale kanë pasur tendencë rritëse prej 17.5% në 2018-n, ndonëse në vlerë shumë më të ulët se natyralet.

Restorante

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti. Përfaqësues të një resorti në periferi të Tiranës, na thanë se darka e Ditës së të Dashuruarve, së bashku me fjetjen dhe mëngjesin e nesërm kushtonte 70 euro.

Bizhuteri

Bizhuteritë mund të konsiderohen pa frikë ‘mbretëresha’ e përzgjedhjes së dhuratave. Edhe këtë vit kërkesat kanë qenë të larta për bizhuteri me diamante. Ata thonë se kanë qenë të kërkuara një numër unazash në vlerën e 500 euro.

Gama e blerjeve ka qenë e ndryshme ashtu sikurse edhe vlera, duke nisur nga një byzylyk i thjeshtë në flori 14 karatësh, 59 euro, e deri tek unazat apo kompletet me varëse/ Marrë me shkurtime nga Monitor

shen valentini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.