Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sa kushton që të votojnë shqiptarët? Celibashi: Mbi 3 milionë euro veç platforma elektronike e regjistrimit

15:47 / August 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitimi i së drejtës së emigranteve për të votuar pa qenë prezent në Shqipëri përballet me disa sfida të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare. ”Ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar”, u shpreh si fillim Celibashi.

Votimi nga jashtë do të realizohet me postë, ku shpenzimet do të ndahen mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili dërgon fletën e votimit dhe emigrantit që duhet ta ktheje tek i njëjti institucion. Plotësimi i dëshirës së demokratëve për postë ndërkombëtarë do bëjë që fatura e zgjedhjeve të pranverës të fryhet edhe më shumë.

”Nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me 20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto”.

Aspekti teknik i votimit nga jashtë lidhet edhe me fshehtësinë e tij. Emigrantët nuk do kenë mandate të rezervuara, por vota e tyre do llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin fundit në Shqipëri. Po a rrezikon te identifikohet vota ne qarqet e vogla ku numri i votuesve nga jashtë do ishte modest.

“Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do operojmë kur kemi vetëm 1 votues”, tha Celibashi.

Këto dilema do të shoqërojnë KQZ edhe për dy javët në vijim pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyjnë në fuqi në mes të muajt gusht, nga ku më pas duhet të bëhet miratimi i akteve për mundësimin e votimit të emigrantëve. /Top Channel/

KQZ votimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lapaj përplaset me Shabanin: Dajo s’të bëhet deputet, mbarë iu shkoftë!

20:40 / July 16, 2025

Rama: Pushues vendas dhe të huaj në plazhin e Darëzezës, qendra shëndetësore është në gatishmëri të plotë

19:46 / July 16, 2025

Berisha akuzon Ramën: Përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre

19:20 / July 16, 2025

Rama me helikopter në Vlorë, reagon Qori: O mbret merr edhe një shërbëtor për në tualet

19:07 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.