Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sa kushton rezidenca ku do të jetojë Ronaldo në Arabinë Saudite?

16:43 / January 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos vazhdon të bëjë që fansat nga e gjithë bota të ndjekin deri në vitin 2025 edhe Al Nassr-i e drejtuar teknikisht nga Rudi Garcia. CR7, pas divorcit nga Manchester United, do ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite me një pagë marramendëse prej rreth 200 milionë euro në vit.

Krahas komenteve, ironive dhe kritikave për zgjedhjen e portugezit, detaje të reja vijojnë të dalin mbi “jetën e re” të Cristiano Ronaldos, i cili, siç raporton “The Sun”, tashmë ka zgjedhur një shtëpi në Riad.

Kryeqyteti i Arabisë Saudite përmban lagje të shumta milionerësh. Nga të gjitha, dy lagjet kryesoret janë piketuar si vendqëndrim (shtëpi e re) e mundshme për Ronaldon dhe familjen e tij: Al Muhammadiyah, e cila krenohet me një jetë të pabesueshme nate dhe restorantet më të mira në qytet, ose është Al Nakheel, një zonë që përmban më të mirat shkolla ndërkombëtare për edukimin e fëmijëve.

Të dyja zonat janë afër stadiumit të Al Nassr, i njohur dikur si stadiumi i Universitetit të “King Saud” dhe me një kapacitet prej 25.000 vendesh. Për më tepër, këto janë dy lagje ideale për perëndimorët.

Shtëpitë në të dy zonat padyshim që do të mund të kënaqin kampionin portugez. Një nga shtëpitë e rishikuara nga “The Sun” është një rezidencë masive me tetë dhoma gjumi, pishinë, dhomë pritjeje me veçori ujëvare, plus tri vila më të vogla për mysafirët. Opsione të shumta ofrohen edhe për kamarierët dhe shoferët e banorëve.

arabi saudite rezidenca Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.