Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa mbrojnë maskat, a mund t’i lajmë ato të leckës me ujë të nxehtë?

19:13 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maska 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kohën e koronavirusit, gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska.

Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona, kujton DW. Tani, shumë vende po ndjekin tani shembullin e saj. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Duket se rregulla të tilla nuk shërbejnë aq shumë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, sesa për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë personi që mban maskë.

Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen përhapës të mundshëm. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë maskat çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset, thonë ekspertët. Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë. Aftësinë më të mirë filtruese duket e kanë maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme./ Top Channel

Lajme maskat tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.