Momenti më i bukur në jetë për një vajzë është kur merr propozimin për martesë, por Sanaa paska qenë me fat, pasi të dashurin e saj e ka ndihmuar të bëjë surprizën aktori i famshëm Hugh Jackman.
Pamjet tregojnë se si aktori fitues i çmimt Emmy del në skenë në Minnesota, para se ti kalojë mikrofonin 25-vjeçarit Joe Kripal, i cili iu drejtua të dashurës së tij Sanaa Ahmed.
Si një fans i tij Kripal i kishte dërguar një letër në dhjetor aktorit ku i kërkonte që ta ndihmonte me këtë moment të rëndësishëm të jetës.
Aktori australian i drejtohet audiencës duke thënë se nuk bën të tilla gjëra zakonisht, për ti kaluar më pas mikrofonin Joe, i cili u ul në gjunjë dhe propozoi Sanaa. Sigurisht që nuk mendoni se mund ti ketë thënë jo propozimit.

