Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sa na vlen puna sot? 1 orë punë për të blerë 10 kokrra vezë

16:31 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puna okk 1600x800 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bazuar në shifrat më të fundit zyrtare, paga mesatare bruto në vend fiksohet në 60,666 lekë, e cila përkthehet në 49,885 lekë neto në muaj. Kaq është paga mesatare në vendin tonë, neto, pra duke i hequr kontributet dhe taksat. Bazuar në kohëzgjatjen e punës sipas ligjit në muaj, kjo pagë përkthehet në 286 lekë në orë, apo 4.76 lekë në minutë.

Por sa vlen puna jonë në realitet? Për të blerë një bukë masive, duhen plot 21 minuta punë. Në analizën tonë të kaluar, të më shumë se një viti më parë duheshin 19 minuta. Pra, na duhet të lodhemi më shumë për të blerë bukën. Për të blerë një shishe ujë prej 2 litrash na duhen rreth 10 minuta punë, ndërsa për të blerë vetëm 1 kokërr vezë, 5.7 minuta. Për të arritur të blejmë një pako vezë me 10 kokrra na duhet thuajse 1 orë punë. Një shishe qumësht i ambalazhuar 1 litër na kushton sot rreth 39 minuta punë, ndërsa 1 litër kos rreth 38 minuta punë. Një kile miell na kushton 17 minuta punë dhe një kile sheqer, 24 minuta.

Po 1 kg mish viçi? Plot 231 minuta, pra thuajse 4 orë punë. Krasuar me fillimin e vitit 2021, na duhet të punojmë thuajse 1 orë më shumë për të blerë 1 kg mish. Për të blerë 1 kilogram djath ndërkohë, na duhen rreth 190 minuta puna, pra diçka më shumë se 3 orë. I njëjti “mund” na duhet nëse duam të blejmë 1 kg peshk rezervati. Vaji i lulediellit na kushton mbi 1 orë punë, ose rreth 77 minuta. Në rast se do të na duhej të blinim ushqim të shpejtë, si një byrek të thjeshtë furre, na duhen pak më shumë se 8 minuta punë, ndërsa për të blerë një sufllaqe, që është një prej ushqimeve të shpejta më të përhapura në Shqipëri, na duhen plot 46 minuta punë.

Një abonim mujor palestre nga ana tjetër do na kushtonte rreth 735 minuta, ose mbi 12 orë punë. Pra, për të mund të frekuentuar një palestër, një shqiptar mesatar do të duhet ta paguajë atë me 1 ditë e gjysëm pune.

Pra, për të paguar vetëm produktet më bazike të shportës, si 1 bukë, 1 shishe qumësht, 1 shishe kos dhe dy kokrra vezë, një shqiptar sot duhet të punojë plot 2 orë në ditë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.