Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sa orë gjumë duhet të flemë për të qenë të shëndetshëm?

16:02 / October 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grate pagjumesia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas një studimi, i cili përfshiu 100 të moshuar u vu re se personat që flinin 8 orë gjumë kishin funksionim më të mirë të trurit. Kishte një ndikim në aftësitë njohëse te ata që bënin më pak se pesë ore e gjysmë gjumë por sigurisht ndikonin dhe faktorë të tjerë si mosha, gjinia, patologjia e Alzheimerit, shkruan CNN.

Të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë gjatë natës, ndërsa fëmijët e moshës shkollore duhet të flenë 9 deri në 12 orë dhe adoleshentët 8 deri deri në 10 orë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të rriturit shpesh përpiqen të flenë shtatë orë të plota. Por të bësh një gjumë të mirë dhe regjenerues do të thotë të flesh më shumë se disa orë. Cilësia e gjumit është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Nëse zgjoheni shpesh për shkak të zhurmave, kjo ndërpret ciklin tuaj të gjumit  dhe privon trupin nga gjumi  që i nevojitet.

“Pika e ëmbël” e gjumit ndodh kur ju mund të plotësoni të katërta fazat e gjumit çdo natë. Meqenëse secila fazë është afërsisht 90 minuta, shumica e njerëzve kanë nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë.

Në fazat një dhe dy, trupi fillon të zvogëlojë ritmet e tij. Rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja ngadalësohen dhe temperatura e trupit ulet. Kjo ju përgatit për fazën tjetër — një gjumë të thellë, me valë të ngadalta, i njohur gjithashtu si gjumi delta. Kjo është periudha kur truri qetësohet nga aktivitetet e ditës. Gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve, i quajtur REM, ndodh më pas, raporton abcnews.al

Kjo është faza në të cilën ne ëndërrojmë dhe informacioni dhe përvojat konsolidohen dhe ruhen në kujtesë. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit REM mund të çojë në humbje të kujtesës dhe rezultate të dobëta njohëse, si dhe sëmundje të zemrës dhe të tjera kronike dhe vdekje të hershme.

Prandaj, mungesa kronike e gjumit ndikon në aftësinë tona për të mësuar gjëra të reja, për të qenë krijues, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime.

Fatkeqësisht, ndërsa njerëzit plaken ata fillojnë të kenë probleme me gjumin gjë që mund të ndikojë në mënyrë dramatike në funksionimin e trurit. Një studim i shtatorit 2021, i botuar në revistën JAMA Neurology zbuloi se të moshuarit që flenë më pak se gjashtë orë në natë kishin më shumë beta amiloid në tru sesa ata që flinin shtatë dhe tetë orë. Beta amiloidi është një shenjë dalluese e sëmundjes së Alzheimerit.

Si të përmirësojmë gjumin?

Duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtat orare, përfshirë fundjavat, sipas ekspertëve. Bëni aktivitete përpara gjumit, si Yoga, një dush i ngrohtë, lexoni një libër-këto janë të gjitha mënyra për të ndihmuar trupin tuaj të relaksohet në gjumë.

Shmangni ushqimet yndyrore dhe pikante para gjumit, sigurisht edhe alkoolin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.