Ballkani perëndimor ka paga më të ulëta se pjesët tjera të Evropës, dhe kjo është e ditur.

Por cili vend qëndron në krye të listës sa i përket pagës mesatare në rajon?

Sipas statistikave më të reja zyrtare, pagat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Paga mesatare mujore në Slloveni arrin më 1108 euro dhe kjo është e vetmja në rajon që kalon shifrën me tri zero.

Mesatarja në Slloveni është dyfish më e lartë se te të gjitha vendet e rajoni, përveç Kroacisë, ku rroga mesatare arrin maksimalen prej 873,9 euro.

Pas saj radhitet Mali i Zi, ku sipas informatave të Entit Statistikor të këtij vendi, rroga mesatare ka prekur kuotën 511 euro në korrik të këtij viti.

Rrogat më të ulëta janë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa në Serbi dhe Bosnje janë pak më të larta. Në BeH rroga mesatare ka prekur nivelin 469 euro e në Serbi është regjistruar 454,7 euro.

Të dhënat e fundit nga Instituti statistikor i Shqipërisë kanë treguar se rroga mesatare në këtë shtet prek nivelin 423 euro. Ndërsa të dhënat e fundit nga Enti statistikor i Maqedonisë së Veriut kanë treguar se rroga mesatare në vend arrin 409.8 euro. (Tema)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here