Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa para tërhoqën shqiptarët në bankomat? Mesatarisht 15,800 lekë në një transaksion

14:38 / March 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0454
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat  e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifrat flasin kështu për rreth 334 mld lekë të tërhequra cash, nga rreth 280 mld lekë që u tërhoqën në vitin 2022. Pra u tërhoqën 19% më shumë para ose në vlerë absolute 54 mld lekë më shumë.

Përsa i përket numrit të transaksioneve, të dhënat tregojnë se brenda vitit  janë kryer në total 444 mld transaksione ose 21.9% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar. Por rritja e transaksioneve është më e ulët se ajo e vlerës së tërhequr, kjo do të thotë që gjatë vitit 2023 vlera mesatare e tërhequr në një transaksion nëpër pikat ATM në vendin tonë ka qenë 15,800 lekë.

Nga ana tjetër, edhe depozitimet janë paraqitur me rritje si në numër ashtu edhe në vlerë. Gjatë vitit 2023, shqiptarët kanë kryer 34% më shumë depozitime, vlera e të cilave arrin në 769 milionë lekë. Po ashtu në nisje të vitit 2024, ka patur një numër të konsiderueshëm të transaksioneve të kryera me karta në bankomat. Në janar të këtij viti u kryen gjithsej 1.6 milionë tërheqje me vlerë totale 2.7 mld lekë dhe 73,865 depozitime, me vlerë totale 36 milionë lekë. Ndërsa, përsa i përket tërheqjeve dhe pagesave nëpërmjet terminaleve POS në vitin 2023 u kryen 35% më shumë pagesa dhe 44% më shumë tërheqje se në vitin 2022.

Theksojmë se në të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë për tërheqjet nëpër pikat ATM nuk klasifikohen vetëm kartat e lëshuara nga bankat që operojnë në vendin tonë, por edhe nga të huajt apo emigrantët të cilët tërheqin cash me karta nga bankat e huaja.

bankomat transaksion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.