Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sa pensionistë do të marrin shërbime bankare me 0 komision? Nga hapja e llogarive, te transaksionet dhe tërheqjet në ATM

16:30 / October 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherbimi bankar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, përfshirë këtu edhe pensionistët.

Referuar draftit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero,  pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë si dhe për pensionistët.

Por sa pensionistë përfitojnë nga ky projektligj?

Sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë.

Pra e thënë ndryshe, aktualisht 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit.  Vetëm nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë, kategorisë së pensionistëve do t’u kursehet në total një shumë prej 133 milionë lekësh në vit.

Në projektligjin e ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikohet edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.

Sipas draftit zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70% deri në vitin 2023.

llogari PENSIONISTE tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.