Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sa rrezikohet Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria

14:30 / March 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9488
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk po kalon pa u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se vendet e rajonit, mund të përballen me pasojat e konfliktit, por sipas tyre, rreziku i sulmeve konvencionale është i kufizuar.

Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, tha për REL se teknikisht, Republika Islamike i ka mundësitë të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi drejt Ballkanit. Por ato më parë duhet të kalojnë mbi territorin e vendeve të NATO-s si Turqia dhe Greqia, që disponojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore.

Eksperti më shumë e vendos theksin tek rreziqet indirekte si i faktori ekonomik, lufta hibride, terrorizmi apo zhvendosja e vëmendjes së aleatëve diku tjetër. Shtuni thekson se spostimi i vëmendjes së Perëndimit nga Ballkani drejt Lindjes së Mesme mund të krijojë hapësira për aktorë të tretë, si Rusia apo grupe të lidhura me Iranin, për të destabilizuar rajonin.

Në këtë kontekst, ai përmend mundësinë e provokimeve nga paraushtarakët serbë, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që Irani të përpiqet të shënjestrojë praninë e ushtrisë amerikane në Kosovë, bazuar në veprimet e deritanishme hakmarrëse kundrejt bazave të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Ai thekson se ka individë të radikalizuar që mund të mos jenë nën kontroll direkt të Iranit, por që mund të nxiten nga narrativa se Shtetet e Bashkuara po sulmojnë një vend mysliman, e të kryejnë sulme terroriste ndaj objektivave amerikane. Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë dy vendet në rajon që, sipas ekspertëve, mund të ndiejnë më shumë pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke e bërë vigjilencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar më të rëndësishëm se kurrë./Topchannel

ballkani eksperti Kosova Lufta rrezikohet Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.