Dy liderët kryesorë europianë, presdienti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz janë konsultuar me kreun e shtetit kinez Xi Jiping për Ukrainën.
Gjermania dhe Franca po kërkojnë konsultime me Republikën popullore të Kinës në vazhdën e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mësohet se të martën është planifikuar një takim mes 3 liderëve botërorë, kancelarit Olaf Scholz, presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kreut të shtetit në Kinë Xi Jinping. Këtë lajm e bëri publik presidenti francez Macron dje në mbrëmje gjatë një veprimtarie elektorale në Poissy pranë Parisit.
Macron deklaroi se nuk po sheh ende ndonjë sukses në përpjekjet diplomatike deri tani që mund të ndikonin për fundin e luftës. Do të vazhdojmë të flasim me Rusinë, megjithëse është e vështirë të diskutosh me presidentin Putin.
Kina konsiderohet si partnere strategjike e Moskës.Të hënën Kina i mbështeti krahët vendit fqinj. “Sado djallëzore të jetë stuhia ndërkombëtare, Kina dhe Rusia do t’i ruajnë vendosmëritë e tyre strategjike dhe do të çojnë përpara parneritetin gjithpërfshirës të bashkëpunimit në një epokë të re”, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. Raportet midis dy vendeve konsiderohen “ndër marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale në botë”. Macron tha, se Rusia nuk do të jetë e izoluar, duke iu referuar mënyrës se si votoi Kina në OKB. U arrit, që Kina javën e kaluar të abstenojë gjatë votimit të rezolutës për dënimin e luftës ruse në Ukrainë./ DW
