Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sa shumë e duam duhanin, Shqipëria është vendi i 5-të më konsumator në botë

13:47 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dahon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë me 40% të popullsisë së rritur, që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51%. Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e konsumojnë çdo ditë, vlerësohen në 40% te meshkujt dhe 6% te femrat.

Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andora. Vlerësohet se, në vendin tonë, konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare. Ngjyra e kuqe e errët në hartë e ilustron më së miri faktin se shqiptarët konsumojnë masivisht duhan.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se situata është alarmante, pasi 1 në 4 vdekje te meshkujt e rritur vjen si pasojë e duhanit. Nga ana tjetër, vlerësohet se, më shumë se 1000 fëmijë, të moshës 10 deri në 14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Kosto ekonomike e duhanprirjes në vendin tonë vlerësohet mes 100 dhe 1000 milionë dollarëve. Vendi ynë etiketohet edhe si një vend që prodhon duhan të falsifikuar, duke i vendosur vulën e duhanit të prodhuar në Egjipt, e duke e eksportuar më pas drejt vendeve të Afrikës së Veriut.

Sa i përket politikave qeveritare dhe taksimit për të frenuar duhanpirjen, ato vlerësohen të drejta, me barrën e taksave që është sa 47% e vlerës së një pakete cigaresh.

bote Duhani konsumator
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.