Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa të sigurta janë vaksinat kineze dhe cilat janë grupmoshat që do t’i marrin ato? Flet zv.ministrja Eugena Tomini

14:30 / March 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zevendesministrja e Shendetesise Eugena Tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë të dhënë ditën e sotme për emisionin ‘Ditari’ foli mbi sigurinë e vaksinave ruse, si dhe vaksinave kineze që kanë mbërritur në vendin tonë.

“Duhet të theksoj se hyrjet e vaksinave në territorin shqiptar kalojnë një proces verifikimi paraprak përkundrejt një komisioni imunizimi teknik dhe kombëtar, të cilët vlerësojnë të gjitha të dhënat që kanë certifikuar vaksinat. Ky komitet ka dakordësuar hyrjen e vaksinave si kineze ashtu edhe ruse në Shqipëri, përkundrejt studimeve, qofshin këto edhe të pjesshme. Elementi i fundit, këto studime që para janarit ishin të vakëta, tani firma që ka prodhuar vaksinën ruse ka dorëzuar dosjen në OBSH për t’u futur në përdorim”, tha ajo.

Më tej, Tomini tregon edhe grupmoshat që do ta marrin fillimisht vaksinën. “Sinovac, vaksina kineze, do të jetë për një imunizim masiv. Kapacitetet janë aktualisht. Janë përfshirë edhe grupmoshat. Ndërkohë, janë përfshirë edhe grupmoshat specifike. Do të vijojë vaksinimi te fasha mbi 80 vjeç, ndërsa do të fillojë vaksinimi edhe te personat nga 70 në 80 vjeç. Kombinimi i këtyre fashave me të gjithë personelin tonë mbështetës sigurisht që nuk paraqet asnjë lloj dileme, jo vetëm nga komiteti i imunizimit, por edhe komiteti teknik. Vaksinat janë certifikuara nga autoritetet rregullatorë të vendeve që e kanë prodhuar dhe e kanë kaluar të gjithë sitën e institucioneve që e kanë miratuar atë për popullatën e tyre. Më shumë se 160 milionë doza janë shpërndarë në mbarë botën, në 22 vende që e kanë në aplikim të popullatës së tyre. Deri tani, mbi 70 individë në mbarë botën kanë marrë vaksinën e Sinovac”, u shpreh Tomini.

Por kush do të vaksinohet pas marrjes së dozave nga personat mbi 70 vjeç? “Me ardhjen e sasive të tjera të vaksinave do të ulet fasha në mbi 60 vjeç e më tej. Do t’i jepet prioritet edhe grupet me sëmundje të tjera. Por kjo do të vijë në mënyrë graduale”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë theksoi se Shqipëria ka kapacitetet të kryejë deri në 15 mijë vaksina në ditë.

“Kemi mbi 1 mijë (vaksinatorë) persona që do të marrin pjesë në bërjen e vaksinave. Do të bëhen deri në 15 mijë vaksina në ditë”, u shpreh Tomini.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.