Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë është ndjerë në Shqipëri rreth orës 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Lëkundje të fuqishme që ngjallën panik tek banorët ku shumica kanë dalë në rrugë.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet, por edhe Lezhë, Fushë-Krujë dhe Fier.
Si të gjithë banorët e këtyre qyteteve edhe VIP-at tanë janë tmerruar nga tërmeti duke e ndarkë dhimbjen për të plagosurit dhe viktimat në rrjetet sociale, shkruan Albeu.com.
Bleona Qereti dhe Bes Kallakun kanë zgjedhur të njëjtat fjalë për të ndarë me fansat.
“Zoti na rujt. Në dorën e tij, kujtoni Zotin se sa të vegjël jemi.Uroj të jeni mirë”, shkruajnë artistët.
Në fotogalerinë e mësipërme gjenden dhe shumë artistë të tjerë që kanë ndarë ekperiencën e frikshme dhe lutjet e tyre.









