Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sabotime dhe dronë në Mesdhe, lufta sekrete kundër flotës ruse

10:58 / March 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9469
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një seri sulmesh misterioze po godasin të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë, një rrjet tankerësh që përdoren për të eksportuar naftë dhe gaz duke shmangur sanksionet ndërkombëtare. 

Sipas shumë analistëve, pas këtyre operacioneve qëndrojnë sabotues të lidhur me Ukrainën, të cilët synojnë të godasin burimet financiare që mbështesin luftën e Vladimir Putin. Në muajt e fundit kjo strategji, sipas disa burimeve, mund të ketë pasur edhe mbështetjen e administratës së Donald Trump, e cila kërkon të dobësojë eksportet energjetike ruse për të shtyrë Moskën drejt negociatave, shkruan la Repubblica.

Rusia përdor qindra tankerë që ndryshojnë shpesh emër dhe flamur për të maskuar origjinën e naftës, duke e paraqitur atë si turke, libiane apo afrikane. Numri i këtyre anijeve është rritur ndjeshëm, nga rreth 600 në fund të vitit 2022 në mbi 1 mijë një vit më pas. Kohët e fundit disa prej tyre kanë filluar të përdorin hapur flamurin rus për të shmangur sekuestrimet nga marina amerikane apo evropiane.

Përplasja, që fillimisht zhvillohej kryesisht në Detin e Zi, është shtrirë edhe në Detin Mesdhe. Një nga episodet më alarmuese ndodhi në shkurt 2025, kur një shpërthim dëmtoi tanker-in Seajewel në portin italian të Vado Ligure, i ngarkuar me mbi 50 mijë tonë naftë. Shpërthimi nuk e fundosi anijen, por ngriti frikën për një katastrofë mjedisore dhe çështja po hetohet nga prokuroria e Genoa.

Sulme të tjera janë raportuar në zonën detare mes Bengazi, Kretë dhe Siçili. Në një rast, tankeri Grace Ferrum pësoi një shpërthim të fuqishëm në dhomën e motorëve, ndërsa një tjetër anije, Qendil, u godit nga dronë kamikazë në Detin Jon. Sipas një videoje të publikuar nga Security Service of Ukraine, disa dronë u përplasën mbi kuvertën e anijes, duke sugjeruar se operacioni mund të ishte nisur nga një “anije mëmë” në det.

Ndërkohë një tjetër incident misterioz ndodhi më 24 dhjetor 2024, kur anija ruse Ursa Major, e përdorur për transport ushtarak, pësoi shpërthime dhe u fundos pranë brigjeve të Cartagena në Spanjë. Nuk është bërë kurrë e qartë çfarë transportonte anija, por disa burime kanë spekuluar se mund të kishte komponentë për motorë bërthamorë të destinuar për projekte ushtarake ose për bashkëpunim me Korenë e Veriut dhe liderin e saj Kim Jong-un.

Këto episode tregojnë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po zhvillohet gjithnjë e më shumë edhe në det, ndërsa Mesdheu po shndërrohet në një front të ri të fshehtë të përplasjes.

Dronë Lufta mesdhe Sabotime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.