Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Sadna” dëbohet nga spektakli indian, sherr publik me ish-bashkëshortin

18:06 / April 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sadnaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sara Khan, aktorja indiane e cila u bë e njohur vite më parë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave indiane. Aktorja ishte bërë pjesë e një spektakli që transmetohet në Indi me titull “Lock upp” dhe që është në formën e një “Big Brother”, ku VIP-at qëndrojnë të mbyllur në një ‘burg’, ku duhet të kalojnë sfida të ndryshme. Pjesë e reality show u bë edhe ish-bashkëshorti i saj Ali Merchant. Ndonëse Sara dhe Ali kanë 10 vite të ndarë duket se inati mes tyre vazhdon. Sherret mes dyshes gjatë spektaklit kanë bërë që aktorja të dëbohet nga “Lock upp”. Pas dëbimit, Sara ka shpërthyer në akuza ndaj ish-bashkëshortit duke e bërë fajtor. Motra e saj gjithashtu nxorri disa të pathëna duke folur për mediat.

“Të gjithë e dinë arsyen pse unë nuk po sillesha më njësoj. Nuk dua t’i bëj më reklamë atij duke i përmendur emrin. Por sapo ai hyri, gjërat shkuan keq për mua. Nuk ka të bëjë më me lojën, por me jetën time. Kam 12 vjet që përpiqem ta harroj të shkuarën dhe s’dua të kem të bëj më me të. Kur ai hyri në spektakël tha ‘Nuk erdha këtu për ty’. Unë doja thjesht që ai të qëndronte larg meje. Por prapë ai më shfaqej para fytyrës. Unë e kam lënë të shkuarën pas dhe do doja dhe ai të kishte vepruar kështu”, tha Sara, e cila akuzoi ish-bashkëshortin se po flirtonte me të gjatë lojës.

Nga ana tjetër motra e aktores, Ayra në një prononcim për mediat indiane akuzoi ish-bashkëshortin e motrës për tradhti. Ajo tregoi se Sara është tradhtuar disa herë nga Ali dhe sipas saj ‘asnjë vajzë nuk do ktheheshe me një djalë që shkon me femra të tjera lart e poshtë’.

Sadna

aktore Indi Sara Khan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.