Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sadushi: Apeli me 26 gjyqtarë, parashikon 78! Drejtësia rrezikon kolapsin me 60 mijë dosje stivë

19:18 / May 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 10 at 18.04.49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur me kritika për hartën e re gjyqësore, ndërsa u ndal gjatë edhe në funksionimin e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm (1 Apel në gjithë vendin pas hartës së re gjyqësore). Sadushi tha Apeli i Përgjithshëm u krijua me një organikë prej 78 gjyqtarësh, ndërkohë që rezulton me vetëm 26 gjyqtarë, ose 30% e kapacitetit. Sadushi shtoi se sallat dhe zyrtar në Apel nuk mjaftojnë as për 30 gjyqtarë.

“Një vit pas fillimit të funksionimit të hartës gjyqësore, perceptimi i opinionit publik për administrimin e drejtësisë nuk rezulton të jetë i kënaqshëm. U krijua një Gjykatë Apeli e Juridiksionit të Përgjithshëm për të gjithë Republikën, me një organikë prej 78 gjyqtarësh, ndërkohë që rezulton me vetëm 26 gjyqtarë, ose 30% e kapacitetit, shifër kjo tepër e ulët, krahasuar me gjykatat e tjera.

Për këtë gjykatë situata paraqitet më kritike edhe për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme të saj, në të cilën zyrat dhe sallat e gjykimit nuk mjaftojnë as për 30 gjyqtarë. E njëjta situatë është edhe në gjykatat e tjera. Gjykatat e apelit dhe ato të shkallës së parë po përballen me një backlog të frikshëm në shifra që rriten përditë.

Është e vërtetë që modeli i zbatuar në Gjykatën e Lartë për uljen e backlogut pati sukses, falë edhe ndihmës së dhënë nga projekti me INL, por nevojitej një strategji konkrete për të ditur si do të vijohet më tej, pas përfundimit të projektit në vitin 2025, ndërkohë që nuk po kuptohet se backlogu prej 60.000 çështjesh, po çon drejt kolapsit dy gjykatat e apelit, që pas disa viteve do transferohet përsëri në Gjykatën e Lartë”, tha Sadushi.

Sokol Sadushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.