Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sadushi nuk u ftua në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj, Manjani: Një show i shëmtuar talebanesk

19:19 / October 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Manjani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nuk u ftua që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj, një ngjarje që mbetet skandaloze. Për këtë ngjarje një shkrim e ka bërë edhe ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani ku thotë se ajo çka pa në ekran, është një show i shëmtuar talebanesk. ”Betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar. Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni”,-shkruan Manjani.

Shkrimi i plotë nga Manjani

Ju kërkoj ndjesë që po marr vëmendjen tuaj përsëri për çështje të etikës zyrtare të institucioneve të drejtësisë, por budallëqet nuk kanë të sosur. Pashë tani një video në Youtube të ceremonisë së betimit të magistratëve të rinj. Ishte një sallë që ngjante si klasa talebanësh nga ku dilnin një e nga një fakirët e rinj për të vënë dorën diku, që dreqi e di se ku dhe, thonin “betohem”.

Pashë prezent kryetarin e KLGJ, që vrasja e Astrit Kalasë i del aksident në punë; kryetaren e KLP që i merrej goja, ndoshta ngaqë nuk ka staf ti shkruajë fjalimet; drejtorin e Shkollës së Magistraturës, që tashmë ka marrë pamjen e Kodit të Ri Penal. Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magistratëve. Po mesa duket, asnjëri prej drejtuesve që përmenda më lart nuk i pëlqejnë kritikat që u kanë ardhur nga kryetari Sadushi.

E kur nuk të pëlqen kritika ç’kuptim ka etika! Punë e madhe se Gjykata e Lartë është përfaqësuese e pushtetit gjyqsor. E ç’është kushtetuta!?  Hë u lumsha, more drejtues të qeverisë së drejtësisë. Nejse, i lemë mënjanë sherret që kanë me veten, po ajo ceremoni ishte vizualisht turp dhe zyrtarisht skandal. Betimi është akt solemn që bëhet përpara KLGj ose KLP sipas rastit, ku ato janë në një mbledhje zyrtare të rregullt, jo të ftuar në një sallë koti!

Pra betimi i gjykatësve bëhet në sallën e mbledhjeve të KLGJ përpara të gjithë anëtarëve të mbledhur aty. Njësoj edhe për prokurorët, por kjo procedurë bëhet në KLP. Patjetër që ftohen dhe të tjerë, dhe ftohen të gjithë edhe ata që kritikojnë. Por betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar. Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni. Më mirë të mos e bënin fare. Ta bënin si në pandemi me postë. Po ajo ishte turp.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.