Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha në distancë. Ishte Berisha ai që teksa mbante foltoren e tij të tetë në Kukës e quajti Gjicin ‘Safet asfalti’, por vetë kryebashkiaku i Kukësit nuk e ka kaluar këtë gjë pa e komentuar.
Në një ‘video live’ në Facebook, Safet Gjici dëgjohet të thotë se asfalti për njerëzit është dhe se duhet parë si investim. Me ironi, Gjici shton se doktor Berisha e ka shumë qejf, por bie ndesh me ato që thotë, pasi edhe ankohet për investime, edhe kur bëhen, nuk i vlerëson.
“Do bëhen të gjitha mirë që dalin si rruga Rilindjes, se po bëjmë gjithë këto investime. Se ai doktor Berisha tha “Safet asfalti”. Asfalti ja për njerëzit është. Bie ndesh për atë që thotë vetë, s’ka investime thotë. Ai kudo që shkon, nëse nuk më përmend mua nuk i ecën fjala. Mua mka shumë qejf nuk e di. Ne duam vepra, këto janë veprat,”- thotë Gjici ndër të tjera.