Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Safet Bajri në pranga, SPAK tregon akuzën

16:57 / February 21, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Bajret1 770x433 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sakaq, SPAK ka zbardhur edhe akuzat për të tre të arrestuarit.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar lidhur me arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër, i cili u kap me urdhër të SPAK dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Bajri dyshohet për përfshirje në disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e shtetasit F.L., një ngjarje e ndodhur në qytetin e Shkodrës në vitin 2018.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, SPAK ka njoftuar se hetimet që lidhen me këtë çështje janë duke u zhvilluar nën procedimin penal nr. 112 të vitit 2019. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë për tre persona të dyshuar, mes të cilëve është edhe Bajri, të cilët akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

-Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim B.B; A.B dhe S.R, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal;

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; B.B; A.B dhe S.R kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. L, i afërm i shtetasit I.L. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B,

Në datën 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B; A.B dhe S.R. Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, njofton SPAK.

Safet Bajri spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Bënte manovra të rrezikshme me ‘Range’ në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

17:42 / June 15, 2025

Aksident në aksin rrugor Bilisht- Korçë, përplasen dy makina

17:24 / June 15, 2025

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Begaj do të presë krerët e shteteve të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13:14 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.