Sekretari Organizativ Sahit Dollapi tha se strukturat e PD-së janë gati të përballen në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale dhe t’i fitojnë ato në kushte të barabarta loje me kundërshtarin politik.
Dollapi ku tha se muaji gusht nuk ishte një periudhë pushimesh për demokratët.
“PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizonin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës.”- u shpreh Sahit Dollapi në Shijak TV.
