Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej tre ditësh po mbahet i izoluar në burgun 313-të Jordan Misja, pas vendimi të dhënë nga gjykata e posaçme e apelit që e dënoi me 3 vite katër muaj burg.
Ish-ministri qëndron i izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm i pajisur me frigorifer dhe televizor.
Në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.
Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë.
