Në moshë të re dhe me një karrierë premtuese, Saimir Tahiri pati probleme me drejtësinë, ku mori një dënim dhe nuk bëri asnjë ditë burg. Sipas Panorama Plus ai lëviz ende me shofer, dhe pse nuk është më ministër i Brendshëm dhe deputet.
Sipas medias rozë, Tahiri ka blerë markën e gazetës së vjetër të socialistëve, “Zëri i popullit”, por nuk e besojmë se ky lloj angazhimi mund të përmbushë ambiciet e Tahirit.

Ndërkohë ai shihet vazhdimisht në lëvizje, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, por na bën përshtypje fakti se, edhe pse nuk është më një funksionar, vijon të lëvizë me shofer personal.

