Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sala: Zgjerohet gama e analizave laboratorike në Spitalin e Beratit

10:53 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0340
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitali Rajonal i Beratit po kalon një fazë rikonstruksioni të disa shërbimeve në bllokun operator me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Paralelisht, stafi vazhdon të garantojë kujdes të pandërprerë në të gjitha shërbimet mjekësore dhe ekzaminimet laboratorike duke përballuar me profesionalizëm fluksin e pacientëve.

Gjatë inspektimit në këtë spital, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u ndal edhe në laboratorin e ekzaminimeve ku vlerësoi garantimin pa ndërprerje të shërbimeve diagnostikuese.

Në bisedë me mjekët laborantë, ministrja Sala tha se rritja e rasteve, veçanërisht e sëmundjeve kronike, ka sjellë një volum më të madh analizash, që shpesh tejkalon kapacitetet e planifikuara. Megjithatë, ajo theksoi se ekzaminimet laboratorike ofrohen çdo ditë dhe pa ndërprerje, me prioritet për rastet urgjente.

Duke u ndalur tek ekzaminimet laboratorike, ministrja Sala theksoi se po punohet për zgjerimin e gamës së analizave, në bashkëpunim me mjekë specialistë dhe ekspertë, mbi bazën e të dhënave të mbledhura. Ky zgjerim përfshin edhe treguesit molekularë, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe aplikimin e terapive inovative.

Investimet në infrastrukturë dhe forcimi i shërbimeve reflektojnë përkushtimin e Shqipërisë për një sistem shëndetësor europian, ku cilësia, aksesit dhe trajtimi i barabartë për çdo qytetar harmonizohen me standardet e BE-së.

Analizat Evis SaLA laboratorike Ministrja e Shëndetësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.