Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka kursyer ish-kryetarin Lulzim Basha, për të cilin tha se e ktheu PD në shtojcë të PS.
“Në mënyrën më të padenjë së fundmi PD ishte shndërruar në shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Rithemelimi me domosdoshmëri të madhe për hapjen e PD drejt vlerave. Vlerat janë njerëzit që kanë ideale në radhë të parë”, ka thënë ai ndër të tjera.
Berisha ka komentuar dhe samitin e Ohrit që u mbajt dje, për “Ballkanin e Hapur”. Sipas ish-kryeministrit, mesazhet e nismës ishin “katastrofë”.