Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha akuzon Ramën dhe Bicin: Kadastra në kaos të plotë, shkatërroi këtë shërbim model

12:58 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka denoncuar sistemin e Kadastrës në vend, ku shprehet se Kadastra është në kaos të plotë, ku po vazhdon vjedhja e qytetarëve dhe e të dhënave në këtë shërbim. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se shkatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013. Për drejtoreshën e Kadastrës Dallëndyshe Bici, Berisha thotë që meriton të dënohet me burg “për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë”.

Postimi i Berishës

Kadastra në kaos të plotë. Vazhdon vjedhja e qytetarëve, të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës. Pasiguri totale për titujt e pronësisë. Qindra dhe mijëra qytetarë paguajnë shumë shtrenjtë për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar, dhe nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Dora e zezë e Edi Ramës me Muçon e tij shkatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013 i ndërtuar nga ekspertë shqiptarë dhe i certifikuar nga Banka Botërore, e cila kërkoi që të përdorej edhe nga vende të tjera. Por në atë kohë qeveria nuk paguante hakera, për të vjedhë të dhënat e agjencive shtetërore, siç bën Edi Rama sot.

Ndërkohë “Famoze” Bici, që për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës meriton dekada burg, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vjedhjen e qytetarëve nga Kadastra, keqtrajtimimin e punonjësve të ndershëm të këtij institucioni nga Bici i partisë, si dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin e Kadastrës nga Muçot e Ramës.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet

11:00 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.