Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se gjithçka moderne në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim i qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh.
Sipas tij Rama po shet si investime, ndryshimet nga qeveria e mëparshme.
“Nëse do të paraqisja para publikut investimet madhore të bëra gjatë atyre 8 viteve, jam i sigurtë se pyetja do të shtrohej pak më ndryshe. Dua t’ju njoftoj se gjithçka ekziston, moderne, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim i qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh. Me investim buxhetor prej 300 milionësh gjithçka ekziston në atë që quhet Covid-1 janë të gjitha investime të mëparshme. Gjithçka ekziston në atë që Xhahili i Surrelit e quajti investimin më të madh në 90 vitet e fundit, spitali i Urgjencës, është i tëri investim i mëparshëm, përveç dy kateve që ishin ngritur si karabina. Ekzistonin për sterilizimin, mjetet më moderne të kohës, që i shiti Edi Rama për të vjedh bashkë me ortakun e tij, dhe që tani paguhet sa frëngu pulën. Ishin investim i qeverisë së mëparshme dy ciklotornë. Ishin investime të qeverisë së mëparshme Spitali i Kavajës, i ri. Spitali i Durrësit, Spitali Kirurgjik në Elbasan.