Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, janë dy avokatet e shtetit si mbrojtëse të Sali Berishës, që u caktuan mbrëmë nga SPAK. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, e cila është shtyrë për në orën 15:00, ish-kryeministri do të përfaqësohet nga këto dy zonja. Kastrati rezulton të ketë qenë dikur kandidate për deputete e LSI, sot Partia e Lirisë, me kryetar Ilir Metën.

