Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha nxjerr dokumentin: Arben Kraja dënoi një të ri 1 vit pas rënies së murit të Berlinit

12:30 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
InCollage 20231218 150746517 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha vijon që të akuzojë Arben Krajën, ku sot tha se prokurori i SPAK-ut që po heton inceneratorin e Tiranës, nuk mund të punonte në administratën shtetërore, për shkak të të shkuarës së tij në Sigurimin e Shtetit. Berisha publikoi një dokument, sipas të cilit, Arben Kraja ka dënuar një të ri në Shkodër për shkak se “ka shkelur normat e moralit komunist”.

”Arben Kraja, ish-xhelat i Sigurimit ka dënuar një të ri në Shkodër se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”. Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për Prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Screenshot 24 5
    “Kushtetuesja” nuk pranon kërkesën e opozitës për Berishën, konfirmon vendimin e SPAK-ut

Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar është kjo dëshmi që këtë akt nuk e ka kryer në vitin 70, por një vit pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.

Kraja është një person i papërgjegjshëm që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen e djegësit të Tiranës sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Në çdo lloj mënyre ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme e njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliardë euro në 30 vite nga ai vet i Rama.

Prokurori Premçi, një mik i njohur i McGonigal, nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e ndërgjegjes së zyrtarit, pasi lidhjet e tij të strukturuara me Zoton, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit”,-tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.