Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot në Tiranë një takim me kryetarët e degëve.
Mes të tjerash Berisha foli edhe në lidhje me rritjen e akcizës së birrës, të cilën e quajti faliment që kryeministri Rama i bën kësaj industrie, me qëllim favorizimin e birrës së ardhur nga Beogradi.
“Punon ditë e natë me Vuçiçin, falimenton industrinë e birrës. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. E bën për birrën e Beogradit e vëllezërit Karriç, për Ballkanin e Hapur. Qindra milionë të investuara nuk kanë rëndësi për të. Ka rëndësi sa e peshojnë në para kompanitë e sanksionuara nga BE për lidhje të ngushta me Lukashenkon e seksione në Bjellorusi. Duhet ta pësojnë 1000 familje punëtorësh e të nisen me gomone ku t’i çojë fati. Kjo nuk mund të tolerohet më”.
