Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar pasi forcat e policisë në Tiranë i ndaluan të atin gjatë një aksioni policor në kryeqytet.
Në një prononcim për “ABC News”, ai tha se i ati posedon një armë zjarri me leje, ndërsa e ka quajtur tendencioz aksionin e policisë për ndalimin e babait të tij.
“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet. Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjesht i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, deklaroi reperi.