Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali, do shuhesh ti dhe partia, jo Shqipëria !

21:54 / May 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Dje, punova deri vonë dhe s’pata aspak nerva të shihja lajmet nga interneti.

Sot, ma prishi mëngjesin deklarata jote e çmendur, sapo hapa portalet: “Shqipëria ka dy rrugë ose të shfarosë regjimin Rama, ose në flakë dhe do shuhet Partia Demokratike”-kishe thënë ti o Sali Berisha.

Po cila parti do shuhet, sepse atë e ke fikur me kohë?                              

Asaj partie i ka mbetur veç vula dhe çertifikata e pronsisë që ka hipotekuar familja jote në “Hipotek”. Keni regjistruar partinë në emër të Lulzim Bashës dhe i keni vënë pistoletën tek koka që po guxoj t’ja u marrë e këpusni njësoj si….. Qëroni “arrat” dhe hesapet me duart e tij, e më pas lani fytyrën tuaj.

Ajo parti është shuar prej vitesh. Ajo ishte partia e Azem Hajdarit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Shënasi Ramës, Genci Rulit, Arbeni Imamit, Arben Meçes, Sevim Arbanës, Aleksandër Meksit, Edmond Budinës dhe 377 themeluesve që ose u vranë ose i flake 100% rrugve.

Asnjë s’të ka mbetur o doktor, sepse i largove.

Ata që dalin në mitingje janē punonjsit e bashkive të Kamzës, Bathores, Tropojës, Kuksit, Lezhës, Shkodrës qē marrin rrogën në pushtetin lokal të PD ose disa ish zyrtar të administratës PD që shpresojnë të ri-kthehen sërish rek zyrat e doganave, tatimeve, policive që kishin gjatë qeverisjes tënde.

Ajo parti nuk ka asnjë rresht ndryshe nga programi i PS. Ajo parti s’ka asnjë rresht për bashkimin kombëtar!

Shqipëria sot nuk sheh dy aletrantivat e tua: Ose PD në pushtet, ose Shqipria në flakë sepse nga 3.2 milion votues: (1.8 milion bojkotojnë kundërt gjithë sistemit dhe vetëm 0.3 milion të kanë mbetur)

Shqipëria pret të shuhesh ti i pari, e dyta PD, e treta Monika me bandën e LSI, e katërta qeveria e Elisave dhe në fund qershia mbi tortë Edi Rama, ai që me ndryshmet kushtetuese 2008 po të mban ende në lojë.

Shqipëria nuk do digjet por do të rrojë në shekuj. Ne do të shuhemi, por jo pa shijuar shuarjen e Partisë Demokratike e cila shuajti shpresën e një kombi dhe shiti pushtetin, e më pas shkatërroi shtetin për interesat e një familje.

Ky është çmimi i shtrenjtë i tradhëtisë.

Ka ardhur koha ta paguash, por fatkeqsisht do e vuajnë shumë gjatë me dhimbje edhe mijra demokrat që besuan verbërisht në pa-burrërinë dhe pa-besinë tënde.

partia Shqiperia shuhesh spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.