Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji debaton me Berishën: Nuk mund të fajësosh ambasadorët për gabimet e tua  

18:33 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë. Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët!”. Kështu deklaroi deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Në analizën e tij Salianji tha para deputetëve se personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit të ndasisë dhe propagandimit në publik të ndarjes. Mes të tjerash Salianji i sugjeron ish-kryeministrit Berisha që të ndalë sulmet ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Çdo mbledhje pa axhendë duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti që del nga kjo mbledhje nuk duhet të prodhojë më shumë paqartësi, më shumë mjegull dhe më shumë ndasi! Personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit të ndasisë dhe propagandimit në publik të ndarjes!

Duhet t’ju them disa element. Ne kemi bërë një rrugëtim të ndryshëm për disa muaj. Para 2 javëve ka pasur një vendim gjykate, njëra palë thotë nuk e njoh por ndërkohë prej dy javësh nuk e ka thërritur pjesën e grupit qe mendon kështu, as kryesine e partisë, nuk ka mbledhUR as degët, çuditërisht dorëzuan dhe çelësat duke e bërë fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e çdo deputeti këtu ka krijuar në fakt një gjendje të re. Po i kërkohet Komisionit të Rithemelimit të bëjë pjesë të procesit deputetët dhe nuk po i kërkohet askujt tjetër.

Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë, ne duhet t’i japim mundësi çdo demokrati të garojë në një proces të besueshëm dhe ku janë gjithë palët! Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët!

Po ju kërkoj dhe diçka si kolegë, secili prej jush është në të drejtën e vet për sa kohë flet në cilësi personale dhe jo në emër të grupit, por Berisha duhet të ndalë sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.

Problemet ia kemi shkaktuar njëri-tjetrit, nuk mund të shpallim fajtorë ambasadorët për gabimet e dikujt!

Na ka ndarë jo mbështetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë siglës dhe puna për demokratët!”, tha Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.