Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji drejt burgut, Lapaj ”bëhet” me PD: Ja pse mban shumë erë e kutërbon ky vendim i Gjykatës

16:58 / September 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adriatik lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Ervin Salianji po shkon drejt burgut dhe Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, thotë se edhe pse me Partinë Demokratike është përballë, për dënimin e Salianjit nënvizon se kjo situatë mban erë e kutërbon.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë për shoqërinë.

”Mban erë kur dënohet me burg një njeri që akuzoi një fakt dhe nuk shkojnë në burg ata që vodhën 400 milion euro të incineratorëve e me radhë. Shkon në burg një njeri që denoncoi një fakt, por as nuk nis hetim fare ndaj atyre që nga arroganca i shkaktuan Shqipërisë 110 milion euro dëm ndaj Beketit. Mban shumë erë”,-shkruan Lapaj.

Postimi i plotë

Pra, deputeti Salianji akuzohej për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal. Referuar përmbajtjes së dispozitës dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5 vite. Ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë për shoqërinë.

Nisur nga faktet rezulton se deputeti denoncoi publikisht një fakt i cili u provua pasi vëllai i ministrit përfundoi në burg. Thënë ndryshe edhe pse denoncimi brenda mund të ketë pasur shkelje ligji (në disa nga aspektet e veta) në thelb ka qenë i provuar sa kohë subjekti i denoncimit shkoi në burg për llogari të drejtësisë italiane.

Nga eksperienca ime profesionale për këtë lloj vepre kam vërejtur se gjykatat tona nuk e kanë aplikuar dënimin me burg. Atëhere pse dënim me burg për një deputet që denoncoi një fakt të vërtetë kur praktika për këtë vepër nuk ka aplikuar burgun?

Unë me subjektin politik që Ervin Salianji përfaqëson jam përballë, por kjo situatë mban erë e kutërbon, kur pikërisht sot Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjyaktës së Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 2 nga drejtorat e 5D që akuzohen se kanë përlarë dhjetëra milionë euro nga taksat tona.

Mban erë kur dënohet me burg një njeri që akuzoi një fakt dhe nuk shkojnë në burg ata që vodhën 400 milion euro të incineratorëve e me radhë. Shkon në burg një njeri që denoncoi një fakt, por as nuk nis hetim fare ndaj atyre që nga arroganca i shkaktuan Shqipërisë 110 milion euro dëm ndaj Beketit. Mban shumë erë!

adriatik lapaj Salianji drejt burgut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.