Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji: E kemi prioritet partneritetin me SHBA por për Berishën ata s’kanë prova, le të na tregojnë një të vetme

18:57 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se PD ka mbajtur qëndrim parimor lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se “partneriteti me SHBA” është “prioritet absolut për PD”.

I pyetur lidhur me takimin e mbajtur mes zv. ndihmës Sekretarit të DASH, Philip Reeker dhe Lulzim Bashës ku zyrtari amerikan është shprehur se qëllimi i vizitës është lufta kundër korrupsionit, Salianji tha:

“Qëndrimi i PD, është një qëndrim i qartë. Partneriteti strategjik me SHBA dhe thellimi i këtij partneriteti është prioritet absolut i PD dhe takimi i djeshëm pa diskutim që të tregon dhe vëmendjen e SHBA ndaj PD dhe si një nga partnerët më të besueshëm të SHBA”, deklaroi deputeti i zgjedhur i PD.

Pyetjes nëse PD do të mbajë të njëjtin standard siç ka vepruar në rastet kur SHBA ka shpallur persona “non grata” ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe deputetin, Tom Doshi, z. Salianji tha se për rastin e Dakos dhe Doshit janë paraqitur prova dhe ndaj janë kërkuar prova dhe për Berishën.

“Siç edhe kemi dëgjuar nga qëndrimi publik i ambasadores ka pasur të dhëna konkrete të çuar në prokurori për rastet në fjalë. Të njëjtin standard kemi kërkuar ashtu siç ka kërkuar edhe vete ish-kryeministri, ka kërkuar prova, ashtu siç me të drejtë një parti politike që përfaqëson gati gjysmën e shqiptarëve, ka kërkuar prova”, u shpreh Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.