Në Komisionin e Sigurisë ku ndodhet kryepolici Muhamet Rrumbullaku, ka pasur edhe tension mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Ardi Veliut dhe Policisë për vdekjen e të riut, Lear Kurti.
Ervin Salianji: Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë ashtu si dhe sot përfshirjen e efektivëve në manipulime e në inkriminim. Nëse ngjarja e fundit do të ishte trajtuar me seriozitet dhe nëse nuk do të kishte nxitime për të manipuluar ngjarjen, nuk do të ishim në këtë situatë. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe ky i fundit. Shiko, nëse ka shqetësim më të madh se ky, nuk mund të ndaloni ju tqë të flasim për qytetarët. Që policia që drejtoni ju, të mos i vrasë.
Nasip Naço: Mbylleni tani, të respektojmk njëri-tjetrin.
Ervin Salianji: Ne nuk mund të spekulojmë, mbështetjen për mbrojtjen e efektivëve të policisë do ta japim, por nuk mund të rrimë. Ore do rrini ju aty apo ccfarë është kjo? Politikisht të vrisni ju.