Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji flet për çështjen “Babale”: Lidhjet të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë

23:16 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur mbrëmjen  e sotme në një emision televiziv në lidhje me shtyrjen e gjyqit të tij sot për çështjen “Babale”, e cila u hap pas tre vitesh në Apel. Salianji deklaroi se procesi është politik ndërsa shtoi nuk u bë kurrë drejtësi për shkak se nuk u gjetën lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë.

Ai tha se akuzohet për kallëzim ndërkohë që diçka të tillë nuk e ka bërë, ndërkohë në lidhje me personazhet e përfshira, deputeti demokrat tha se nuk i njeh e për pasojë nuk ka si të “sajojë” një kallëzim të rremë për persona që nuk i ka takuar kurrë.

“Është një proçes politik që nga interesi publik e ka prodhuar pasojën e vet, një person i dënuar me 7 vite që jetonte i lirë në Shqipëri arriti të shkonte në burg sapo bëra denoncimin.

Nuk u bë drejtësi e plotë se nuk duhej lejuar të largohej për të gjetur lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë. Ajo që ndodhi më pas nga përgjimet, drejtues të lartë të policisë, jepnin para një personi të kapur një kontingjenti të policisë të dënuar më shumë se 7 herë, për ta përdorur si instrument për të thënë që ai ka imituar zërin.

Në gjyq ka dalë edhe një emër tjetër, Agron Hyseni që është futur nga policia dhe prokuroria për të thënë që është ai që ka imituar zërin.

Akuzohem për kallëzim të rremë që as kallëzim nuk kam bërë. Është një proçes i paimagjinueshëm. Nëse gjejnë një lidhje timen me të dy personazhet… si mund të kesh një kallëzim të rremë me persona që nuk i njeh dhe nuk i ke takuar kurrë?”- u shpreh Salianji.

babale ministri Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.