Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji nxjerr bllof Bashën: Nuk ka patur mbledhje Kryesie për shkarkimin e Luan Baçit

22:20 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Salianji Baci Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luan Baçi, deputet i PD-së, i cili u shkarkua nga Lulzim Basha si kreu i PD në Fier, ishte në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Baçi tha se i është kërkuar dorëheqja nga Basha, por ai nuk e ka dhënë dorëheqjen.

Më pas, sipas Baçit, kreu i PD ka përdorur një shkresë të para një viti, sikur Baçi ka kërkuar të japë dorëheqjen që atëherë.

Në studio ka qenë edhe deputeti Salianji, i cili kur u pyet nga Luan Baçi, e pranoi se nuk ka patur një mbledhje kryesie për çështjen e dorëheqjes hde largimit të tij, duke nxjerrë bllof Lulzim Bashën.

Pjesë nga biseda në studio: 

Luan Baçi: Pashë Salianjin në studio, si anëtar Kryesie i PD. Vendimi i marrë për mua është në datën 19, me vendim Kryesie. Ervinin e pyeta, që është anëtar Kryesie, më tha nuk kemi patur mbledhje kryesie dhe nuk di gjë për vendimin. Që këtu nis gjithë problemi se si veprohet në përgjithësi. Më vjen keq për mënyrën si veprohet. Nuk kam dhënë dorëheqje. Në korrikun e vitit të kaluar kur filloi procedura e propozimeve nëpër seksione, mu kërkua që ti them Sekretarit të Përgjithshëm, që jam i disponueshëm të kandidoj dhe keni në dispozicion edhe dorëheqjen. Unë nuk kam dhënë dorëheqje. Nuk ka arsye shkarkimi, por thuhet se është mbështetur në SMS-në e një viti më parë.

Ylli Rakipi: Salianji ka patur mbledhje kryesie? 

Ervin Salianji: Nuk ka patur një mbledhje kryesie. Nëse do të varej nga unë, kam bërë gjithcka që Luan Baci të jetë kryetar i degës Fier, për shkak të kontributit. Është vendim i kryetarit dhe Sekretarit të PD. Është me firmën dhe vulën e të dyve.

bacit bllof Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.