Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji shkon në burg, Berisha: Qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllanë trafikant të Xhafajt

19:56 / September 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha në fjalën që mban çdo mbrëmje nga ballkoni i banesës, tha se Ervin Salianji është qytetari i vetëm në Europë që burgoset sepse guxoi që të denoncojë vëllanë trafikant të ish-ministrit të PS-së, Fatmir Xhafaj. Po ashtu kreu i PD-së, shtoi edhe se Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte dhe se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim.

”Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën. Në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale.

Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë. Miqtë e mi, Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte. E dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim, në një betejë të pandalshme për krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte traafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora, dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin vëllezërit kriminelë në pushtet 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit”,-tha Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Kryeministri Rama takim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

13:02 / July 27, 2026

Dezinformimi, Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit. Nuk duhet më një ushtri për të destabilizuar një vend

12:54 / July 27, 2026

“Me 3 milionë ndërveprime në e-Albania” / Rama zbulon historinë dhe punën teknologjike pas “Diellës”

12:50 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.