Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji sot në gjykatë për “Babalen”, Berisha: Gjyqtarët zbatuan në verbëri urdhërat politikë

11:34 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 07 04 at 11.14.54 AM 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin Ervin Salianji, pasi ky i fundit rrezikon dënimin me burg, për çështjen e “Babales”, seancë e cila do të zhvillohet sot në Apel.

Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar datën 4 korrik për seancën e parë gjyqësore në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për akuzën ndaj tij në dosjen “Babalja”. Deputeti dhe tre të bashkëpandehur u dënuan 3 vjet më parë për “kallëzim të rremë” për inskenimin e një audio-përgjimi, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte për çështje droge.

“Ervin Salinji si deputet në betejën e tij, denoncoi, Geron, apo Agron Xhafën një i kërkuar nga drejtësia italiane pasi ishte i dënuar me 7 vite burg si drejtues i rrjetit të Bolonjës të trafikut të drogës, i kërkuar në Venezuelë, sepse ky trafik ishte mes Venezuelës dhe Australisë, i mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij në pushtet Fatmir Xhafën. Ky delinkuent vazhdonte i qetë trafikun e tij nga porti i Vlorë, me mbrojtje nga Edi Rama.

Gazetarët faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa, vazhdon të ishte drejtues si trafiqeve nga Porti i Vlorës, se ai ishte i aftë të siguronte tonelata e tonelata droge për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritete italiane të shumë kërkuarit Geron Xhafa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafikut. Ishte një kriminel i mirëfilltë, një trafikant, një anëtar i bandës së Lushnjës. Ai ishte Artan Gjermeni, është i implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë.

Gjykatësja Petra Sadushi, e lidhur me klanin Xhafaj dhe ka hedh shortin për datën e gjyqit. Ajo ka marrë përsipër të çoj më tej veprën kriminale të mafies shqiptare. Të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi dhe Blerina Muça që në verbëri zbatuan urdhrat politike. Çështje Salianji PD do ta bëjë një çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen gjyqet politike”.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026

Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

08:19 / July 24, 2026

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.