Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji zbulon strategjinë e PD për të fituar zgjedhjet: Rama i degraduar, dje mbajti fjalimin e lamtumirës

14:53 / September 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar fjalimin e kryeministrit Rama ditën e djeshme në Elbasan në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Salianji u shpreh se kryeministri në atë takim dukej i konsumuar, sikur po jepte fjalimin e lamtumirës.

“Shqiptarët dje prisnin që Edi Rama t’ju thoshte sesi do të bëhen shumë gjëra që kanë lidhje me shkollën, më çdo gjë. Fjalimi dukesh si fjalim lamtumire. Tregohej një njeri i konsumuar dhe i degraduar. Ata persona që paraqiti janë të degraduar, janë të njëjtët fytyra dhe njerëz të babëzitur që me fytyrat e tyre kanë laruar 500 mijë shqiptarë nga vendi.  Në vend pasurohen 10 persona”, tha Salianji.

Ish-deputeti nënvizoi se opozita e bashkuar i ka kaluar kandidatët në filtra, do të nxjerrë më të mirët në garë dhe do të arrijë fitore në zgjedhjet e vitit 2021.

“Tashmë pritet vetëm rotacioni politik. Rama nuk është i interesuar për të luftuar korrupsionin dhe pasuruar shqiptarët, por është i interesuar të bëjë propagandë. Gjeti se PS e ka humbur mbështetjen tashmë në popull.

Padiskutim ishte një fjalim lamtumire. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së bëhet me kujdes. Edhe dje ambasadorja amerikane tha se listat nuk duhet të ketë njerëz të inkriminuar. Pritet vetëm formalizimi i kandidatëve, pasi të kalojnë në filtra”, tha Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.